Erdoğan: Qëndrimi i Turqisë ndaj Mesdheut Lindor mbetet i njëjtë

Duke theksuar qëndrimin vendimtar të Ankarasë ndaj çështjes së Mesdheut Lindor, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga ai qëndrim, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës në kryeqytetit Ankara, Erdoğan tha se Turqia ka një qëndrim vendimmarrës në Mesdheun Lindor dhe se qëndrimi i vendosur i vendit të tij mbetet i njëjtë.

Presidenti turk shtoi se asnjë kompromis nuk është i mundur për Turqinë në Mesdheun Lindor.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi kontaktet diplomatike midis Ankarasë dhe Kajros, Erdoğan tha se populli egjiptian nuk e kundërshton Turqinë.

Ai njoftoi se Turqia do të dërgojë 30 mijë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se vendi synon sa më parë të zgjerojë vëllimin e tregtisë me Sarajevën në 1 miliard dollarë.

Nga ana tjetër, kreu i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, tha se ata janë të interesuar në tubacionin TurkStream.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dodik duke përmendur marrëveshjet e nënshkruara midis Ankarasë dhe Sarajevës, tha se lidhjet midis dy vendeve u rritën.

Gazsjellësi TurkStream prej 930 kilometrave do të transportojnë gaz rus nën Detin e Zi përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, me një pjesë tjetër që arrin në Turqi.



. .

Ngjarja paraprake

Ziadin Sela rezulton pozitiv me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Përmes imazheve joshëse, Kim Kardashian thotë mos më shqetësoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian