Erdogan provokon sërish Greqinë, “ndryshon” emrin e Egjeut: Nuk largohemi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sfidon sërish Greqinë. Për herë të parë gjatë artikulimit të tij ai “ndryshoi” emrin me të cilin iu referuar Egjeut, të cilin ai e quajti “deti i ishujve”.

Më pas ai tha se Turqia me fuqinë dhe aftësitë e saj do të vazhdojë të jetë atje.

“Në Egje dhe në Mesdheun lindor kemi një prani me të gjitha forcat me të gjithë potencialin tonë dhe do të vazhdojmë të jemi atje. Çfarëdo që të gjithë të thonë” tha ai.

Tensionet mes dy vendeve janë rikthyer pasi Ankaraja nxori në lundrim anijen “Cesme”, ndërsa më pas akuzoi Greqinë se e “ngacmuan” me avionë luftarakë.

Ngjarja paraprake

Mërgim Vojvoda ende beqar: Nusen e dua shqiptare dhe mundësisht myslimane

Ngjarja e ardhëshme

Shqipëri, qeni ngordhi pasi u tërhoq zvarrë me motor - policia identifikon pronarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian