Erdogan pro Azerbaxhanit per Nagorni-Karabakh: Sapo Armenia të largohet nga territoret e okupuara rajoni do të rifitojë paqen

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sapo Armenia të largohet menjëherë nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, rajoni do të rifitojë paqen dhe qetësinë.
Erdogan foli në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Ligjit Detar dhe Mesdheut Lindor”.

Duke vënë në dukje se ai edhe një herë dënoi Armeninë, e cila sulmoi territoret azerbajxhanase të dielën, Presidenti Erdogan tha: “Turqia me të gjitha mundësitë e saj do të vazhdojë të jetë me gjithë zemër pranë Azerbajxhanit miqësor dhe vëllazëror. Sapo Armenia të largohet menjëherë nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, rajoni do të rifitojë paqen dhe qetësinë”.

“Tanimë është koha për t’i dhënë fund krizës në rajon që filloi me okupimin e Karabakut. Me largimin e menjëhershëm të Armenisë nga territoret e pushtuara azerbajxhanase rajoni do të fillojë sërish qetësinë. Të gjitha imponimet dhe kërcënimet e tjera jo vetëm që do të jenë të padrejta dhe të paligjshme, por do të vazhdojnë të përkëdhelin Armeninë. Zhvillimet e fundit kanë dhënë një mundësi për të gjitha vendet me ndikim në rajon për të prezantuar zgjidhje reale dhe të drejta. Shpresojmë që kjo mundësi të shfrytëzohet”, bëri të ditur Erdogan.

Ai gjithashtu tha se treshja e Minskut e përbërë nga ShBA-ja, Rusia dhe Franca për 30 vjet nuk arritën ta zgjidhin problemin.

“Ata gati se bënë çmos për të mos zgjidhur këtë problem. Tani ata këshillojnë dhe ndonjëherë kërcënojnë. Çfarë janë këto kërcënime? A ndodhet Turqia këtu? A ka ushtarë turq këtu? Ata që e thonë këtë janë ata që dërguan mijëra kamionë armë në jugun tonë, veçanërisht në veri të Sirisë. Ata që e thonë këtë janë ata që ndanë veriun e Sirisë dhe vendosën bazat atje. Ata që e thonë këtë janë ata që veprojnë lirshëm në Siri me forcat e koalicionit. Tani këta pyesin se ‘A ka ndonjë ushtar turk këtu? A po transporton armë Turqia këtu?’ Pothuajse sikur vëllai ynë Ilham Aliyev do t’ju japë llogari për këtë. Për gati 30 vjet, ai gjithmonë ju ka kërkuar llogari, duke thënë ‘Le ta zgjidhim këtë punë. Le të mos e zgjasim më këtë’. Tokat e kujt janë të okupuara? Të Azerbajxhanit. Të gjithë jeni dakord. Të gjithë e pranonin Karabakun. Më shumë se 1 milion njerëz këtu jetojnë në Azerbajxhan, larg vendit të tyre. Ndërsa pushtuesit janë atje. Duke thënë se tani është koha për të qëruar hesapet, Azerbajxhani në mënyrë të pashmangshme iu desh të veprojë vet”, përfundoi Erdogan.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Armenia edhe një herë ka treguar se është kërcënimi më i madh për paqen dhe qetësinë në rajon.

Presidenti Erdogan bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

Erdogan, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha: “Duke shtuar një të re në sulmet e saj kundër Azerbajxhanit, Armenia tregoi edhe një herë se është kërcënimi më i madh për paqen dhe qetësinë në rajon. Kombi turk qëndron pranë vëllezërve të tij azerbajxhanas me të gjitha mjetet e tyre, si gjithmonë”.

“Shoqëria ndërkombëtare, e cila nuk reagon ndaj agresionit provokues të Armenisë, demonstron edhe një herë standardet e saj të dyfishta. Treshja e Minskut (Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca), e cila për gati 30 vjet janë duke vazhduar me një qëndrim neglizhent, për fat të keq janë shumë larg veprimit të orientuar drejt zgjidhjes. Ndërsa ftojmë popullin armenë të mbrojë të ardhmen e tij kundër sundimit të atyre që i përdorin si kukull, ne i bëjmë thirrje të gjithë botës që të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën e tyre kundër okupimit dhe shtypjes. Ashtu siç thash edhe gjatë bisedës telefonike, ku edhe njëherë i dëshmova qëndrimit të zgjuar dhe të vendosur të vëllait tim Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Turqia me botëkuptimin “një komb dy shtete’ do të vazhdojë duke e forcuar solidaritetin me vëllezërit e saj azerbajxhanas”, bëri të ditur Erdogan. 

Ngjarja paraprake

Turqi, sekuestrohen mbi 180 kilogramë kanabis

Ngjarja e ardhëshme

Loris Karius largohet nga Liverpooli, huazohet tek klubi gjerman

të fundit nga