Erdoğan: Po punojmë “ditë e natë” për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmetet

ADIYAMAN (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka premtuar se do të shërojë plagët e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit të tij muajin e kaluar duke marrë jetën e mbi 50 mijë njerëzve, raporton Anadolu.

“Ne po punojmë ditë e natë për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti në zemrat e miliona e njerëzve”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni të hedhjes së themeleve në provincën Adıyaman.

Erdoğan njoftoi se Türkiye planifikon të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti.

“Në njërën anë po krijojmë hapësira të përkohshme akomoduese, ndërsa në anën tjetër po fillojmë ndërtimin e banesave të përhershme”, tha Erdoğan, duke shtuar se deri më tani ka filluar ndërtimi i 56.323 shtëpive.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, ku mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga këto tërmete shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.





Story i mëparshëm

Uniformat e policisë edhe në shqip/ Ahmeti: Vlerë barazie që nga Marrëveshja e Ohrit, tanimë një premtim i realizuar

Story i radhës

Türkiye thërret ambasadorin francez lidhur me pritjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga Senati i Francës

Të fundit nga