Erdogan për vaksinën turke të Covid-19: Planifikojmë ta vëmë në përdorim deri në muajin prill

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se vaksinën vendore kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) planifikojnë ta sjellin në nivelin e përdorimit më e shumta në muajin prill.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se vaksinën vendore kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) planifikojnë ta sjellin në nivelin e përdorimit më e shumta në muajin prill.

Presidenti Erdogan, njëherësh edhe kryetari i AK Partisë, në  fjalimin e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) u shpreh në lidhje me vaksinën vendore.

“Planifikojnë që vaksinën që e kemi prodhuar veta ta sjellin në nivelin e përdorimit më e shumta deri në muajin prill”, tha Erdogan duke shtuar se mendojnë që vaksinën ta vënë në shërbim të gjithë njerëzimit në kushtet më të përshtatshme.

Gjithashtu ai bëri të ditur se edhe deri në fund të muajit dhjetor  shpresojnë të bëjnë aplikimet e para të vaksinës kineze.

Erdogan tha se nëse nuk parandalohet ecuria e epidemisë në Turqi do të detyrohen të zbatojnë masa edhe më të rrepta dhe shtoi: “Jemi në dijeni të shqetësimeve që kanë shkaktuar masat e marra. Kërkoj durim dhe mbështetje nga populli im”.

Ngjarja paraprake

Pjaniç: Ronaldo gjithmonë i përgatitur

Ngjarja e ardhëshme

Reagon Topalli pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia: Shumica e të rinjve po ikin, të paktën të mbrojmë ata që kanë mbetur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian