Erdoğan mesazh përkujtimi për Masakrën në Hoxhali

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet një postimi ka përkujtuar Masakrën në Hoxhali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Erdoğan tha: “Përkujtoj duke uruar të jenë të mëshiruar vëllezërit tanë azerbajxhanas të cilët u masakruan brutalisht 29 vite më parë në Hoxhali”.

Në mesazhin e postuar me titull “26 shkurt 1992” ndër të tjera thuhet: “Në 29-vjetorin e masakrës në Hoxhali që ne nuk do ta harrojmë dhimbjen e saj ndër vite dhe trishtimin e të cilës do ta përjetojmë vazhdimisht, përkujtoj duke uruar të jenë të mëshiruar 613 vëllezërit tanë azerbajxhanas të cilët u masakruan pa dallim gra, fëmijë, të moshuar, si dhe shpreh ngushëllimet për popullin azerbajxhanas mik dhe vëlla. Jemi një popull, dy shtete. Si Turqi ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë”.



.. .

Ngjarja paraprake

Facebook rikthen përmbajtjen e lajmeve në Australi

Ngjarja e ardhëshme

Një person akuzohet për kalimin e të dhënave të Bundestagut te Rusia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian