Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur pas zgjedhjeve lokale në këtë vend dhe debaklit që partia i përjetoi pothuajse në të gjitha qendrat kryesore të Turqisë.
Sipas mediave turke, Erdogan i është drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe ka dhënë udhëzime të qarta për anëtarët e komisionit të partisë dhe ka thënë se votuesit nuk kanë dalë në numër të madh në zgjedhje.
Ai posaçërisht theksoi se gjithçka që ka ndodhur nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve deri në realizimin e zgjedhjeve do të vlerësohet në detaje, shkruan hurriyet.
Lexo po ashtuProtesta të dhunshme në Van – kurdëve u mohohet fitorja, AKP-ja e Erdoganit nuk e dorëzon pushtetin
Sipas CNN Turk, presidenti Erdogan theksoi se kostoja e jetesës dhe inflacioni ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve.
“Erdogan theksoi se AK Partia nuk mund të ndërtojë mur mes vetes dhe qytetarëve. Ai tha qartë se ata që kanë qëndrime negative ndaj kombit, pavarësisht nga pozicioni i tyre, nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, ai tha se pas kthimit në Turqi do të vizitojë të gjitha rajonet fituese.
“Jam i zënë tani, kam disa udhëtime. Kur të kthehem nga Amerika dhe Arabia Saudite, shpresoj të vizitoj rajonet tona fituese”, përfundoi presidenti i Turqisë.
Ndryshe, Erdogan ka pësuar humbje në qytetet kryesore turke, duke përfshirë Ankaranë dhe Stambollin.