Erdoğan inauguron fabrikën e parë të Türkiye-s për materialin e tretë më të fortë në botë

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Falë fabrikës për prodhimin e Karbidit të Borit në Bandırma, Türkiye jo vetëm që rrit vlerën e shtuar të minierës së saj të borit, por bëhet aktor i rëndësishëm në prodhimin dhe shitjen e materialit të tretë më të fortë në botë”, raporton Anadolu.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës për prodhimin e Karbidit të Borit në Bandırma, Erdoğan tha se janë mbledhur me rastin e hapjes së kompleksit i cili me qasjen “nga minerali në xhevahir” do të rrisë 300 herë vlerën e shtuar të mineralit të borit i cili renditet në mesin e produkteve strategjike të Türkiye-s.

“Fabrika për prodhimin e Karbidit të Borit në Bandırma i cili arrin një vlerë investimi 80 milionë dollarë, do të jetë i pari në vendin tonë dhe një nga të paktët në botë në këtë fushë”, theksoi Erdoğan.

Pasi shpjegoi se Karbidi i Borit është një produkt i preferuar dhe i kërkuar në shumë zbatime të ndryshme industriale për nga temperatura dhe rezistenca e tij mekanike, Erdoğan tërhoqi vëmendjen se karbidi i borit është i domosdoshëm për industrinë e mbrojtjes kryesisht me fushat e aplikimit të tij si antiplumb (mburojë), prodhimin e pjesëve rezistente ndaj konsumimit, mbajtës i neutroneve në objektet bërthamore.

“Prodhimi vjetor prej 1.000 tonësh në fabrikën tonë në Bandırma dhe në fushat ku ai përdoret siguron rritje të vlerës nga 150 herë deri në 2.000 herë. Falë këtij kompleksi Türkiye jo vetëm që rrit vlerën e shtuar të minierës së saj të borit, por bëhet aktor i rëndësishëm në prodhimin dhe shitjen e materialit të tretë më të fortë në botë”, tha Erdoğan duke shtuar se ky produkt është mundur të shihet në shumë vende, nga avionët tek mjetet taktike, nga jelekët e personelit e deri te pllakat mbrojtëse.

“Në të kaluarën kemi përjetuar probleme serioze në periudha krizash sepse rëndësia strategjike e produkteve të tilla nuk është marrë në konsideratë dhe se është preferuar rruga e furnizimit nga jashtë vetëm me elementë çmimi. Ju i dini mirë humbjet e kohës dhe lëvizjeve që i shkaktuan vendit tonë embargot e hapura dhe të fshehta ndaj të cilave ishim të privuar në çdo produkt kryesisht për nevojat e industrisë tonë të mbrojtjes. Për këtë arsye tashmë ne mbështesim të gjitha investimet të cilat fillimisht do të plotësojnë më parë nevojat tona në çdo fushë dhe bashkë me të do të sigurojnë kontribut që të kemi pjesë në tregjet botërore”, tha Erdoğan.

Ai tha se punimet e zhvilluara nën strukturën e Eti Maden janë histori suksesi më vete. “Krahas Karbidit të Borit së shpejti do të ketë hapa konkretë edhe në çështjen e prodhimit të litiumit nga karbidi i lëngshëm. Këtë vit do të vihet në shërbim edhe fabrika jonë e ferroborit, themeli i të cilës u hodh dhe u përdor në shumë fusha, krysisht në rritjen e qëndrueshmërisë së çelikut”, tha Erdoğan duke nënvizuar se rëndësia e inaugurimit të sotëm lidhet përtej shifrave të investimeve dhe prodhimit të fabrikës, me kontributin strategjik që siguron për Türkiye-n.

Më tej duke vënë në dukje se kanë një rezervë të mirë të elementëve të rralla të tokës, Erdoğan potencoi se “Rezervën tonë prej 694 milionë tonë të elementeve të rralla tokësore që kemi zbuluar në qytetin Eskişehir do të shdërrojmë në një fabrikë që do të përpunojë 1.200 tonë minerale në vit. Jemi të vendosur që të vendosim në veprim të gjitha vlerat e vendit tonë me një sistem i cili do të fillojë me lëndën e parë dhe do të shtrihet deri në produktin përfundimtar”.





Story i mëparshëm

Francë, reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron

Story i radhës

Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Të fundit nga