​Erdogan i ofroi Ukrainës të ndërmjetësonte takimin me Rusinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot në Kiev se vendi i tij është gati të bëjë gjithçka që mundet për të zgjidhur krizën ukrainas-ruse dhe ofroi të presë një takim të liderëve ukrainas dhe rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti iniciativën e Erdoganit, me të cilin foli për më shumë se katër orë sot, raportoi Reuters.

Erdogan përsëriti se Ankaraja mbështet me vendosmëri integritetin territorial të Ukrainës.

Ukraina dhe Turqia nënshkruan sot një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe marrëveshje të tjera.

Ankaraja ka marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikën ruse në Siri dhe Libi, si dhe faktin që Krimeja iu bashkua Rusisë në vitin 2014, kujton Reuters.

Edhe pse po forcon bashkëpunimin me Rusinë për çështjen e mbrojtjes dhe energjisë, Turqia i shiti Ukrainës dronë, gjë që e zemëroi Moskën, shton agjencia britanike e lajmeve.

Vlera e tregtisë midis Turqisë dhe Ukrainës arriti në shtatë miliardë dollarë në vitin 2021, dhe vlera e eksporteve të produkteve ukrainase ishte 4.1 miliardë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UT përkujtoi Rafi Halilin, simbolin e rezistencës shqiptare

Story i radhës

Mbi 500 aplikacione mobile përdorin sot termin “metaverse”

Të fundit nga