Erdoğan: Duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut, pas përshkallëzimit të armiqësive pasi forcat armene dje sulmuan pozicionet ushtarake dhe civile të Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në “Simpoziumin e së Drejtës Ndërkombëtare të Detit dhe Mesdheu Lindor” në aspektin e historisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të organizuar nga universitetet Istanbul dhe Marmara me mbështetjet e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll.

Ai në fillim të fjalimit të tij edhe një herë e dënoi Armeninë që dje i sulmoi tokat e Azerbajxhanit. 

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit mik dhe vëlla me gjithë zemër dhe mundësitë”, tha Erdoğan.

“Duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut”, shtoi ai.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën pasi forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, i cili njihet gjithashtu si Malësia e Karabakut.

Marrëdhëniet midis dy ish-shteteve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Presidenti turk gjithashtu foli edhe për zhvillimet në Detin Meshde.

“Turqia është një vend i Mesdheut. Këtu, ashtu si gjatë historisë edhe sot nuk jemi mysafir por jemi nikoqir”, u shpreh Erdoğan.

Ai tha se Turqia në Mesdhe nuk është në favor të tensionit, por në favor të paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.



.. .

Ngjarja paraprake

Hapësira parkimi të sigurta për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave shtatzëna, së pari në Shkup pastaj nëpër gjithë vendin

Ngjarja e ardhëshme

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

të fundit nga