Erdoğan dhe Stoltenberg zhvillojnë takim në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi sot kreun e NATO-s Jens Stoltenberg mes përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s zhvilluan takim pas dyerve të mbyllura dhe diskutuan disa çështje brenda një ore.

Pas takimit, Stoltenberg në Twitter u shpreh: “Takim i mirë me presidentin Erdoğan sot në Ankara për disa çështje të sigurisë. Ne diskutuam mekanizmin e shmangies së mosmarrëveshjeve ushtarake që NATO e zhvilloi për Mesdheun Lindor”.

Ai gjithashtu tha se shpreson që mekanizmi i shmangies së mosmarrëveshjeve ushtarake i arritur kohët e fundit midis Ankarasë dhe Athinës në takimet e organizuara nga NATO mund të krijojë hapësirë për përpjekjet diplomatike.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, si dhe ambasadori i Turqisë në NATO, Basat Öztürk.

Delegacionet ushtarake turke dhe greke janë angazhuar në një seri bisedimesh teknike të organizuara nga NATO që nga 10 shtatori, siç ishte planifikuar pas një telefonate midis Erdoğan dhe Stoltenberg në fillim të shtatorit.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor, pasi Greqia ka kontestuar të drejtat e Turqisë për aktivitetet kërkuese të energjisë.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Ankaraja dhe (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Greqia ka bërë kërkesa maksimaliste të territorit detar, bazuar në ishuj të vegjël që ndodhen vetëm disa kilometra larg bregdetit turk.

Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.



.. .

Ngjarja paraprake

Trump njofton se do të dalë nga spitali: Ndihem më mirë se 20 vjet më parë, mos kini frikë nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

“Mund ta shpallësh Ramën mbret e të thuash…”- Abilekaj “kapet” me Gjiknurin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian