Epopeja e UÇK-së po mbahet edhe në Tetovë. Në lidhje me këtë kreu i komunës së Tetovës njëherë edhe nikoqir i këtij manifestimi ka thirrur djalin e Adem Jasharit, Lulzim Jasharin, krye parlamentarin e Kosovës Glauk Konjufcën si dhe personalitete tjera të Kosovës.
Në pyetjen e gazetarit të TS-së se si ndjehet Konjufca në Tetovë në manifestimin e Epopesë së UÇK-së ku në anën tjetër kreu u komunës së Tetovës është në koalicion me VMRO-në nacionaliste e cila ditë më parë bëri thirrje për luftë ndaj shqiptarëve.
Konjufca u shpreh se çështja e luftërave në Ballkan është çështje e mbyllur.
“Çështja e luftërave në Ballkan është çështje e mbyllur. dhe gjashtë shtetet e Ballkanit që nuk janë integruar në Bashkimin Evropian, orientimin e kanë të qartë, përveç Serbisë e cila është orientuar në mënyrë antiperendimore, ndërsa sa i përket dy partive politike maqedonase më të mdhaja nuk kanë pasur dallim sa i përket pozicionimit të tyre ndaj Kosovës, pasi kur ka qenë njëra ka intervenuar NATO dhe kur ka qenë tjera në 2008 po ashtu e ka mbështetur Kosovën” u shpreh krye parlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në Tetovë me Bilall Kasamin. /TS/