Enver Tahiraj – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Si të gjitha sportet tjera edhe volejbolli ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta, duke iu kundërvu regjimit kriminal serb.
Enver Tahiraj i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër volejbollistët më të talentuar në vitet e 90-ta, ka luajtur me sukses në vitet më të rënda, kur Kosova ishte e rrethuar nga të gjitha anën nga pushtuesi serb.

Tahiraj me një armatë sportistësh, në kushte të vështira dhe fusha të improvizuara, i kanë zhvilluar garat por asnjëherë nuk u ndalën përkundër presionit dhe kërcënimeve që vinin nga milicia serbe. 

Ai është krenar që i takoi periudhës më të vështirë por edhe më të lavdishme të sportistëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, periudhës kur i rezistuan agresorit serb.

Tahiraj edhe sot është një kontribuues i madh në të gjitha sportet, njihet si njeri i qetë, fjalëpak, profesionist dhe punëtor i madh në fushën e sportit.

Ngjarja paraprake

Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ngjarja e ardhëshme

Për shkak të Coronës takimet e liderëve të BE përsëri përmes video-konferencave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian