Ende nuk do të ndiejmë pranverë, moti surprizon edhe këtë javë

Edhe kjo javë që vjen do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet deri mesatar. Në verilindje-lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra, do të ketë reshje bore me intensitet deri mesatar.

Dita e martë parshikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.

Dita e mërkurë dhe e enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, reshje shiu me intensitet të ulët. Ndërsa në lartësinë mbi 300-400 metra, në pjesën më të madhe të vendit, reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vanësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri priten reshje shiu e bore të izoluara.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek, kryesisht ditën e henë. Ditën e premte era kthehet nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 15m/sek.

Ngjarja paraprake

Mot i ftohtë, me mundësi për reshje shiu

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi ditor, e hënë 15 mars 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian