Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në parkun e Shkupit

Zjarr i madh në qendër të Shkupit. U dogjën disa baraka të braktisura të gjykatës për kundërvajtje në parkun e qytetit.

Flakët pushtuan shpejt barakat e vjetra. Ai u përhap edhe drejt restorantit Tomçe Sofka. Por, zjarrfikësit nuk lejuan që zjarri të përhapet në hotel nga ku u evakuuan edhe klientët në objekt. Nuk ka të lënduar apo viktima.

Komandanti i zjarrfikësve Vlladimir Simonovski, theksoi se zjarri është shuar me gjashtë vetura dhe 20 zjarrfikës. Alarmi për zjarrin ka mbërritur dhjetë minuta para orës katër. Përveç rrëmujës në trafik me të cilin janë përballur zjarrfikësit, janë ballafaquar edhe me një problem tjetër, mungesën e ujit, pasi nuk kanë mundur ti gjejnë hidrantët për ujë..

“Ne për këtë problem kemi folur shumë herë, se rrjeti i hidrantëve nuk është shënuar saktë ku mund të mbushim ujë. Të gjithë jetojmë në Shkup dhe e dimë se pas orës 16 qarkullimi i automjeteve është më i rënduar në qytet dhe arritja ishte problem. Kur gjetëm mbushje uji në Ministrinë e bujqësisë, ishte e lehtë puna më tej dhe e shuam zjarrin”- deklaroi Vladimir Simonovski, komandant i brigadës së zjarrfikësve.

Zjarri është përhapur shpejtë, pasi materiali ndërtimor i barakave ka qenë që ndizet shpejtë.

“Bëhet fjalë për llamperi, mureve për ndarje, kompensata dhe letër. Baraka të braktisura. Shkaqet nuk mundemi t’i dimë pasi edhe ju e shihni se nga shpejtësia e zjarrit baraka u dogj deri në fund, ndërsa shkaktarë mund të themi se mund të jenë edhe të pastrehët që jetojnë brenda, ose instalimi i vjetër elektrik, mund të ketë pasur ndonjë shkëndijë dhe të ndizet”- pohoi Vladimir Simonovski, komandant i brigadës së zjarrfikësve.

Një pjesë e barakave që u dogjën janë në pronësi të Gjykatës penale.

Ngjarja paraprake

Свилановиќ: Билатералното недоразбирање да не се користи за стопирање на евроинтеграцијата

Ngjarja e ardhëshme

Sot në Pejë pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për “trafikim me njerëz”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian