Enca e zhveshur, provokon sërish nga Dubai

Prej ditësh, këngëtarja e njohur Enca, ka nis pushimet në Dubai, nga ku nuk i ka ndal postimet e shumta.

Në llogarinë e saj personale të Instagramit, Enca postoi video e fotografi pafund, duke treguar se po kalon kohë të mirë dhe argëtuese në vendin arab.

Edhe sot (e hënë) nuk ishte më ndryshe, kjo sepse këngëtarja përmes disa InstaStory, ka provokuar fansat e saj teksa shihet e veshur vetëm në bikini.

Së bashku me mikeshat e saj, këngëtarja nga Shqipëria shihet pranë një pishine e veshur me bikini të markës “Dior” dhe një palë syze dielli.

Enca dukej mjaft joshëse, duke vënë në pah linjat e saj trupore, teksa në fokus kishte gjoksin.

Këngëtarja pak ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e saj të 26-të në Dubai.

Ndërkohë, kujtojmë që Enca ka kohë që po qëndron larg angazhimeve profesionale, kënga e saj e fundit “Suavele” u publikua në muajin korrik.

Image

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

​Çeku paralajmëron betejë ligjore me Serbinë: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët

Ngjarja e ardhëshme

Vaksinat E ADN Dhe mRNA – Ngjashmëritë Dhe Dallimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian