emri u raportua i plagosur humb jeten 37 vjecari ne pogradec dyshohet se u rrezua ne rruge teksa ishte i dehur 66b7b60a5820f

Emri/ U raportua i plagosur, humb jetën 37-vjeçari në Pogradec! Dyshohet se u rrëzua në rrugë teksa ishte i dehur

August 10, 2024
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë një 37-vjeçar, i cili u gjet i shtrirë në rrugë në Pogradec, i plagosur.

Gjatë mbrëmjes së sotme viktima i identifikuar si Egli Proga u gjet në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numër 2 të qytetit.

Sipas informacioneve, të gazetares së Top Channel, Djorjela Çule, ai është dërguar në urgjencë me dëmtime, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Egli Proga dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në rrugë. Po shihen nga policia kamerat e bizneseve në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MARKETING

RENT A CAR

cfare parasheh ligji ne cilat raste emerohet shkarkohet revizori i fondeve ipa dokument 66b7b3797c20b
Story i mëparshëm

Çfarë parasheh ligji, në cilat raste emërohet/shkarkohet revizori i fondeve IPA? (DOKUMENT)

protesta ne beograd kunder planeve per miniere te litiumit 66b7baba6d999
Story i radhës

Protesta në Beograd kundër planeve për minierë të litiumit

Të fundit nga

ShkoLartë