EMRAT/ Tentuan të grabisnin dyqanin e celularëve në Fier, prangosen dy nga autorët

Eshtë zbardhur dhe dokumentuar vjedhja me thyerje e mbetur në tentativë e dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në Fier.

Në kuadër të operacionit policor “Agimi”, janë  prangosur dy prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim dy autorë të tjerë.

Të arrstuarit janë Gezim Fejzulla dhe Ermal Gremi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje e mbetur në tentativë e dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në Fier.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”.

Bijen në prangat e policisë dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy autorë të tjerë.

Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 6 aparate celularë.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky grup kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

Ngjarja paraprake

Mijëra persona ndalohen në marshet për lirim të Navalnyt

Ngjarja e ardhëshme

Arsyet pse ndodhë mjegullimi i trurit – Si të mbroheni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian