Emrat/ Falsifikim testesh të COVID në Korçë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të arrestuarit janë  Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

Top Channel mëson se ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve  që hyjnë në vend kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish.

Autoritetet greke, sqarojnë se pavarësisht testeve të sakta PCR të kryera në laboratorët e akredituar për  covidin, ekziston një mundësi infektimi gjatë periudhës disa orëshe nga njëri test në tjetrin.

Numri i shtuar i të prekurve në Shqipëri,ka detyruar qeverinë greke të përgatisë shtrëngim të masave kufizuese për punonjësit sezonalë fillimisht,dhe me gjasa një mbyllje totale të kufirit që prej javës së parë  dhjetorit. Masat shtesë priten të anunçohen pasditen e së premtes.

Ngjarja paraprake

Serbia po bëhet gati për lajmin e keq: Keqësohet gjendja e partiarkut Irinej

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, kërkohet bllokimi i shitjes së armëve prej 23 miliardë dollarë në EBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian