Emma Roberts publikon foton e parë me djalin e saj dhe zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të

Emma Roberts, e cila njihet për rolin e saj në “Scream Queens”, mirëpriti fëmijën e saj të parë bashkë me bashkëshortin, Garret Hedlund, në fund të vitit të kaluar, shkruan “Mirror”.

Aktorja 29-vjeçare ka publikuar së fundmi foton e parë me djalin në krahë, teksa ka zbuluar edhe emrin e tij: Rhodes Robert.

“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë që shkëlqen Rhodes Robert Hedlund”, shkroi aktorja krahas fotos.

Komentet ishin të mbushura me fjalë dhe urime pozitve jo vetëm nga fansat, por edhe nga miqtë e saj të famshëm.

Emma konfirmoi se ishte shtatzënë në muajin gusht të vitit të kaluar, duke publikuar në rrjete sociale një foto me barkun e rrumbullakosur teksa pozonte krah partnerit të saj.

Garret, i cili më parë ishte në një lidhje me Kirsten Dunst, është po ashtu një aktor.

Dyshja mendohet se filloi të dilnin për herë të parë bashkë në mars të vitit 2019, në New York.

Image
Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit

Ngjarja e ardhëshme

​Ajri i ndotur në Prishtinë

të fundit nga