Emiri i Kuvajtit zotohet të ndjekë diplomacinë e paraardhësit të tij

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, u zotua të ndjekë të njëjtën qasje diplomatike sikur të paraardhësit të tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mbetemi të përkushtuar për qasjen drejt demokracisë, respektimit të kushtetutës dhe supremacionit të ligjit”, tha ai në një fjalim para ligjvënësve përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit më 5 dhjetor.

“Ne jemi të etur për racionalizimin e praktikës sonë parlamentare që daton prej mbi 60 vjet”, tha ai.

Sundimtari i ri vazhdoi duke bërë thirrje për unitet kombëtar, duke thënë se “Bashkimi kombëtar ka provuar të jetë arma jonë më e fortë në përballjen me sfidat, rreziqet dhe krizat”.

Sheikh Nawaf u emërua si emir i ri i shtetit të pasur të Gjirit pas vdekjes së vëllait të tij, Sheikh Sabah, më 29 shtator.

Sundimtari i ndjerë kishte ndjekur diplomacinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve arabe.

Para vdekjes së tij, Sheikh Sabah u përpoq të zgjidhte krizën e Gjirit, e cila u shkaktua nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti duke vendosur bllokadë të plotë ndaj Katarit për gjoja mbështetje të grupeve terroriste, pretendim ky i mohuar bindshëm nga Doha.



. .

Ngjarja paraprake

​Zemaj bashkë me Aliun vizitojnë banorët e Dubravës, dhurojnë 11 mijë maska

Ngjarja e ardhëshme

Rama kollare me flamurin shqiptar në takimin me Nikos Dendias

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian