Emiri i Katarit udhëton në Arabinë Saudite për samitin e Gjirit

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, u nis sot nga Doha për në Arabinë Saudite ku do të marrë pjesë në samitin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Oborri Mbretëror i Katarit, Sheik Tamim do të drejtojë delegacionin e vendit të tij në samitin në qytetin Al-Ula, në pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite.

Ky veprim erdhi pasi u arrit një përparim drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes shumëvjeçare midis Katarit dhe fqinjëve të saj të Gjirit.

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit Ahmad Nasser Al-Sabah njoftoi se Arabia Saudite dhe Katari kanë rënë dakord të rihapin hapësirën e tyre ajrore dhe kufirin duke filluar të hënën në mbrëmje.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti vendosën një bllokadë ndaj Katarit në mes të vitit 2017, duke akuzuar Dohan zyrtare për mbështetje të terrorizmit, një akuzë që është mohuar fuqishëm nga kjo e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Në vitin 2021 me përpjekje të përbashkëta deri te ambienti i shëndoshë dhe i pastër jetësor

Ngjarja e ardhëshme

​Haziri: Rënia e infeksionit me COVID-19 në Gjilan nuk lejon komoditet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian