Emini zgjat kontratën me Llapin deri në vitin 2025

Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Benjamin Eminit.

Emini ka rinovuar kontratën me llapianët deri në vitin 2025, njofton Klankosova.tv.

“Mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025!”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Futbollisti me më së shumti paraqitje tek Llapi, 350 gjithsejt në të gjitha garat, Benjamin Emini do vazhdoj kontributin për klubin e zemrës edhe për tre vitet e ardhshme”.

“Me rinovimin e kontratës me zv.kapitenin, Emini dhe futbollistët tjerë që bartën barrën kryesore këtë edicion, ekipi do përgatitet maksimalisht për të bërë më të mirën në garat evropiane dhe edicionin vijues të Superligës”.

Emini është pjesë e klubit të Llapit që nga vitin 2009.

Klubi nga Podujeva deri më tani ka qenë mjaft aktiv në afatin kalimtar, duke rinovuar kontratën e kapitenit Bujar Idrizit dhe nënshkrimin e Albion Kurtaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njeriu është gjithmonë i vetëdijshëm për kufizimin e domosdoshëm

Story i radhës

Osmani i thotë stop Dodikut: Nuk je i mirëseardhur në Samitin e Prespës

Të fundit nga