Emigranti nga Anglia përplaset me makinën e policisë, tre efektivë të plagosur

Një aksident është shënuar në Mirditë.

Uniformat blu njoftojnë, se mjeti i policisë, është përplasur me një tjetër makinë, me drejtues E. A., 35 vjeç, banues në Angli.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta tre efektivë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Mirditës. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Talebanët vajzave ua ndalojnë shkollimin e mesëm

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptari shënon në Arabinë Saudite

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian