Emër i ri për pankinën e Brazilit

Pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë, trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite dha dorëheqjen nga Selecao. Drejtuesit e Federatës braziliane tashmë kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Tite teksa në media janë publikuar shumë emra prestigjiozë si Ancelotti apo edhe Guardiola.

Megjithatë, të dy teknikët e sipërpërmendur janë të impenjuar respektivisht me Real Madrid dhe Manchester City dhe duket e vështirë që të largohen nga projektet aktuale.

Në këtë formë, lista e alternativave për stolin e Brazilit është zgjeruar me të tjerë kandidatë dhe së fundmi në skenë del edhe emri i Luis Enrique. Ky i fundit sapo mbylli impenjimin e tij me Spanjën dhe aktualisht është i lirë. Por, ka një problem, pasi vetë Enrique theksoi se pas drejtimit të kombëtares iberikase tashmë shpreson të rikthehet në krye të një klubi për të qëndruar më shumë në kontakt me profesionin e tij.

Sipas të përditshmes braziliane O Globo, e cila është edhe media që zbuloi interesimin e Brazilit për Luis Enrique, avantazhi i spanjollit para kandidatëve të tjerë për stolin e Selecaos, është stili i lojës që aplikon. Enrique kërkon në çdo moment zotërimin e topit dhe dominimin e lojës, diçka që brazilianëve iu shkon për shtat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputeti Sula denoncon qeverinë: Kur të shkojmë atje poshtë, krimbi do ju hajë juve të parët, jeni të dhjamosur

Story i radhës

Kroacia po përgatitet të bëjë euron valutë zyrtare nga 1 janari

Të fundit nga