Elon Musk tregon sesi do të ngjajë fluturimi në Mars

Elon Musk dha detajet e para për misionin Starship të SpaceX duke treguar një sistem lançimi dhe si do të ngjajë.

Sistemi Starship përbëhet nga anija hapësinore vendosur në një raketë Super Heavy. SpaceX po punon për ti bërë këto raketa të ripërdorshme në mënyrë që të jetë e mundur lançimi nga Hënë dhe Marsi.

Pasi të dalë nga planeti, raketa do të shkëputet nga anija hapësinore e cila do të ndjekë rrugën e saj për tu kthyer në Tokë.

Raketa Super Heavy Booster ka dyfishin e fuqisë së Saturn V, raketa më e madhe dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ka 29 motorë Raptor por në fund me versionin 2 mund të pajiset me 33 të tillë.

Versioni i dytë është në ridizajnim i plotë dhe kushton sa gjysma e kërkon më pak pjesë. Përveç dërgimit të ngarkesës në hapësirë, Starship mund të revolucionarizojë udhëtimin në hapësirë nëse SpaceX ul koston e udhëtimeve.

Musk kishte thënë më herët se një lançim i Starship do të kushton 10 milionë dollarë për fluturim brenda 2-3 vitesh, shumë më pak sesa Falcon 9 që kushton aktualisht 60 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Australia thotë se koalat janë të rrezikuara

Story i radhës

Lapota, traditë kriminale serbe

Të fundit nga