Elon Musk njofton se rreth 100 satelitë Starlink ofrojnë internet në Iran

min lexim

Shefi Ekzekutiv (CEO) i SpaceX dhe Twitter, Elon Musk, deklaroi se rreth 100 satelitë Starlink ofrojnë internet në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Musk njoftoi në Twitter situatën e satelitëve Starlink në Iran.

Në një postim, Musk tha se satelitët Starlink të krijuar për të ofruar akses në internet satelitor janë aktivë në Iran dhe numri i tyre po i afrohet shifrës 100.

Në një postim të mëparshëm, Musk deklaroi se do të hapte satelitët Starlink për të lejuar demonstruesit të komunikojnë në Iran, ku vazhdojnë protestat.

Çfarë është Starlink?

Starlink është një sistem i bazuar në hapësirë, mbi të cilin SpaceX ka punuar prej vitesh për të lehtësuar aksesin në internet në vendet ku nuk ka shërbim të internetit.

Më shumë se 3.200 satelitë Starlink të kompanisë së Musk, SpaceX, në orbitë, ofrojnë internet me shpejtësi të lartë dhe me brez të gjerë në skajet më të largëta të botës.

SpaceX planifikon të krijojë një rrjet prej 12 mijë satelitësh në orbitën e tokës me satelitët Starlink. Projekti synohet të përfundojë në vitin 2027.





Story i mëparshëm

Gjykimi i një politike të mjeranëve në Kosovë

Story i radhës

Zelenskyy: Luftimet për kontrollin e rajonit Donbas vazhdojnë

Të fundit nga