Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes së tyre

Elon Musk dhe Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Në një intervistë për Page Six, themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka thënë se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por vazhdojnë të kenë marrdhënie të mirë dhe të kujdesen së bashku për djalin e tyre 1-vjeçar.

“Jemi gjysmë të ndarë por e duam ende njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrdhënie shumë të mirë. Kjo vjen ngaqë puna ime me Tesla dhe SpaceX më kërkon të qëndroj në Teksas ose të udhëtoj, ndërsa puna e saj është e bazuar në LA. Ajo po qëndron me mua momentalisht dhe Baby X është në dhomën ngjitur,” ka thënë Musk.

Musk dhe Grimes, të cilët e nisën marrdhënien e tyre në 2018-ën, u bënë prindër vitin e shkuar. E quajtën djalin: X Æ A-12. Grimes ka sqaruar emrin e djalit në Twitter.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në Met Gala, në fillim të muajit.

Image

Elon Musk dhe Grimes

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Pas 10 muajsh mungesë, Fati do të rikthehet në fushë ndaj Levantes

Ngjarja e ardhëshme

Transport publik falas me rastin e manifestimit “Nata e Bardhë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian