Eliot Engel-Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një postim në Twitter i ka thënë presidentit Donald Trump se luftën në Kosovë e kishte përfunduar Bill Clintoni e NATO dhe “jo ti”.

Trumpi gjatë fushatës elektorale në Nebraska ka thënë se me marrëveshjen e Washingtonit i ka dhënë fund një konflikti të përgjakshëm, ku ka shpëtuar mijëra jetë.

“I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka thënë Engel.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Munishi: Jam shumë i befasuar nga Besa

Ngjarja e ardhëshme

Bytyqi: Sistemimi i administratorëve, pas pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian