Elia Zaharia shfaqet e buzëqeshur me princ Lekën disa ditë pas lindjes së vajzës

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij aktorja Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër 5 ditë më parë.

Elia solli në jetë vajzën e saj të cilën vendosën që ta pagëzonin Geraldina, ashtu edhe si gjyshja e princ Lekës dhe bashkëshortja e Ahmet Zogut.

Rastësia solli që Geraldina e vogël të lindte në ditën kur mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta, 22 tetor.

Top Channel ka siguruar fotot e Elias ndërsa ishte në në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Princ leka dhe Elia kanë dalë në foto me infermieren që solli mbajti vogëlushen e tyre.

E vedhur me një fustan me lule Elia duket në gjendje shumë të mirë pas lindjes.

Image
Ngjarja paraprake

Sfidohen rivalët e vjetër

Ngjarja e ardhëshme

Evakuim në Paris për shkak të kërcënimit me bombë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian