elezi sot perfundon afati per vezhgues te subjekteve politike 678dfda638bb1

Elezi: Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike

January 20, 2025
1 minut lexim

Sot (20 janar) përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit që të paraqesin vëzhguesit e tyre.

Lajmi për televizioni publik është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Po, afati për dorëzimin e kërkësës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë sot, më 20 janar 2025, ndërkaq afatet për akreditimin e mediave, OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, janë duke vazhduar”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, këto janë afatet tjera që janë duke vazhduar:

– Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025; 

– Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025; 

– Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025; 

– Afati për dorëzimn e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025; 

– Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025. 

KQZ, për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org/ 

Si bëhet aplikimi? 

Hapi i parë: 

Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org . 

Hapi i dytë: 

Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sali berisha paraqitet sot ne spak pd therret proteste para prokurorise se posacme 678df44697905
Story i mëparshëm

Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, PD thërret protestë para Prokurorisë së Posaçme

juventusi synon goditjen e madhe ne janar 678e016556d63
Story i radhës

Juventusi synon goditjen e madhe në janar

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë