Elbasani sot me 14 persona të infektuar me Covid-19

Elbasani sot kishte 14 raste me koronavirusi. Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se 4 janë mësues, një në bashkinë e Cërrikut, dy në shkollën e mesme Pedagogjik dhe një tjetër në shkollën “Naim Frashëri”.

Nga fillimi i pandemisë Elbasani ka regjistruar 279 persona të infektuar.

Sot në total në gjithë Shqipërinë kishte 281 raste pozitive, ndërsa humbeën jetën tre persona.

Viktimat ishin një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Ngjarja paraprake

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Pragë për masat kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë, 137 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian