Elbasan, kapen ne flagrancë duke vjedhur marketin, prangosen 2 vëllezërit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit” ku janë vënë në pranga 2 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një market në Elbasan.

Po ashtu, policia dyshon se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, më datë 17.06.2022.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku ata kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësit”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.” – njofton policia.   

Qëlloi me armë ndaj fëmijëve, shpallet në kërkim 49-vjeçari nga Shkodra

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet (një trako dhe një trapan). 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tuchel i thotë “JO” transferimit të Ronaldos në Chelsea

Story i radhës

Xhafa: Gastronomët, në shumicë, s’janë pagues të rregullt të ujit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish