ekziston rreziku qe ne veri te futen grupe te armatosura prej serbise 65f0a10f44a71

“Ekziston rreziku që në veri të futen grupe të armatosura prej Serbisë”

March 12, 2024
1 minut lexim

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Çështjet, Adrian Zeqiri, ka thënë se në veri të vendit nuk ekziston ndonjë rrezik afatmesëm për trazira për sa i përket popullatës atje.

Por, sipas Zeqirit, në veri ekziston rreziku që grupe të armatosura të futen prej Serbisë, gjë që sipas tij, paraqet rrezikun kryesor për sa i përket destabilizimit.

“Raporti [i inteligjencës amerikane] i identifikon disa qendra apo vatra potenciale të konfliktit, ku mes tyre përmenden Bosnja dhe Kosova. Vlen të theksohet se aty thuhet ‘konflikte të lokalizuara të cilat mund të keqpërdoren nga liderë populist për qëllime të tyre elektorale’”, tha Zeqiri.

Tutje, Zeqiri tha se nëse shikohen deklaratat e sotme të emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shihet qartë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Quint-it nuk janë të kënaqura me nivelin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

MARKETING

RENT A CAR

lsdm me partneret e koalicionit ne prag te perfundimit te listave te kandidateve per deputet 65f0a01f1cd55
Story i mëparshëm

LSDM me partnerët e koalicionit në prag të përfundimit të listave të kandidatëve për deputet

cmimet e barnave dyfish me shtrenjte 65f0a113ee6b7
Story i radhës

Çmimet e barnave, dyfish më shtrenjtë!

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë