Ekzistojnë njerëz që e kanë provuar dhimbjen e vërtetë, dhe ndihen keq t’i shohin të tjerët po njësoj…

“Në botë ka dy lloje njerëzish: Ata që kanë vuajtur dhe që hakmerren me të gjithë, vetëm për t’i bërë tëtjerët tëvuajnë po aq sa ata. Ndërkohë lloji i dytë janë ata që pikërisht sepse kanë vuajtur, i fshehin plagët e tyre dhe kujdesen për të tjerët duke u dhuruar dashuri. Ndryshimi thelbësor midis këtyre dy personaliteteve përkufizohet si humanizëm. Kjo është një dhunti perfekte, e cila gabimisht interpretohet ndonjëherë si dobësi”. – Joker

Realisht, nëse mendohet mirë mbi llojet e njerëzve në botë, këto janë dy kategoritë ku mund t’i klasifikosh. Ka persona që, përpara dhimbjeve të mëdha nuk mendojnë mbi pasojat e veprimeve të tyre. Mendojnë vetëm se tëgjithë të tjerët janë në gabim me ta dhe duhet të paguajnë. Bëjnë gjithçka për t’i parë të tjerët keq, sepse vetëm kështu edhe ata mund ta ndiejnë dhimbjen po njësoj apo më shumë.

Nga ana tjetër, kemi personat që e provojnëdhimbjen e vërtetë dhe ndihen keq t’i shohin të tjerët po njësoj. Njerëz të tillë mundohen që ndjenjat t’i mbajnëbrenda vetes dhe të mos i shfaqin përreth. Në kushtet kur situatat tensionohen, ata nuk i bëjnë personat përreth të ndihen keq, pasi e dinë se çfarë është dhimbja dhe nuk duan t’i shohin të tjerët në të njëjtat rrethana. 

Përpara se të marrësh një vendim se në cilin grup dëshiron të jesh (shpesh është një vendim i nxituar, i marrë nëkushte gjaknxehtësie), mendohu mirë. Nuk është e nevojshme të hakmerresh ndaj të tjerëve, për t’i bërë tëndiejnë dhimbjen që ti ke ndjerë. Nuk ke pse bën keq, për t’u ndjerë më pas mirë duke i parë tëtjerët që kalojnë nëvështirësi. Bëj mirë dhe të tjerët mund të reagojnë si të duan. Zoti i sheh të gjitha dhe i jep gjithkujt atë qëmeriton, besoje këtë fakt. Nëse Zoti të vendos përpara vështirësi dhe vuajtje, dije se dëshiron të të bëjë më tëfortë. Ti nuk ke pse hakmerresh për një fakt të tillë ndaj të tjerëve, edhe nëse ata të kanë lënduar. Në një moment, ata do ta marrin çfarë meritojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Salah rinovoi kontratën për 3 vite, egjiptiani bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool

Story i radhës

“Bilanc lufte” në Athinë: Dy viktima e tre të plagosur pas dy përplasjeve më armë

Të fundit nga