Ekzekutohet shefi i Krimeve të Policisë në Bosnjë

Shefi i departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Prijedorit, në Republikën Serbe të Bosnjës, është vrarë mëngjesin e së hënës në këtë qytet.

Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Sipas mediave lokale në Bosnjë dhe Hercegovinë, shefi i policisë Radenko Basiç është qëlluar pak para orës shtatë të mëngjesit para ndërtesës ku ai jetonte.

Vrasësi ka qëlluar Bashiqin teksa po largohej për në vendin e punës dhe dyshohet se e ka qëlluar atë pas shpine.

Mediat raportojnë se Bashiq gjithmonë shkonte në punë në këmbë.

Menjëherë pas denoncimit të vrasjes, policia ka bllokuar të gjithë Prijedorin, duke vendosur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër dita pa makina, ende nuk dihet cilat rrugë do të bllokohen

Story i radhës

​Giresse tregon pse nuk është ftuar Paqarada, nuk zbulon formacionin me të cilin do të luajë Kosova

Të fundit nga