Ekzekutimi mafioz/ Flasin familjarët e ‘padronit të drogës’

Media mëson detaje të reja rreth vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia, në qendër të Tiranës, mëngjesin së enjtes. Policia ka marrë në pyetje pasditen e së enjtes familjarët e Sofisë të cilët, sipas burimeve, kanë mohuar që të kenë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit

Po ashtu, familjarët kanë thënë se Behari kishte dalë të pinte kafe e më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Sipas tyre, kur doli, Sofia nuk u tha se do të takonte njeri.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve. Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Behar Sofia, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së enjtes, vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.

66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në buzë të lumit Lana në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator duke e lënë të shtrirë mes pellgut të gjakut në trotuar. 

Ngjarja paraprake

Virusi bën agjendën, jo ne

Ngjarja e ardhëshme

Pas vdekjes së 20 vjeçares, kryetari Aliu: Sot, jemi të gjithë të lënduar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian