Ekzekutimi i biznesmenit/ Flet dëshmitarja: Dëgjuam krismat e të bërtiturat e motrës…

Një ngjarje e rëndë tronditi Himarën të shtunën e kaluar. 53-vjeçari Kliti Leka qëlloi për vdekje biznesmenin , Niko Goro para supermarketit të motrës së tij. Palët kishin konflikte pronësie, ndërsa Kliti Leka plagosi dhe motrën e Nikos.

Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel riktheu në vëmendje këtë ngjarje, duke sjellë detaje të reja. Emisioni solli një intervistë ekskluzive me dëshmitaren e ngjarjes, një punonjëse e supermarketit.

Arta Zotaj u shpreh se ka një vit që punon aty. “Ishim 4 punëtorë dhe pronarja e supermarketit.Sa mbaruam pastrimin, erdhi zotëria i cili do të shkonte te nëna që e ka të sëmurë. Niko vjen e merr të motrën për ta çuar tek e ëma”, tha ajo.

Por fatkeqësisht ai nuk mundi që të hynte brenda në supermarket, pasi ndodhi ngjarja e rëndë. “Ishte çdo gjë momentale, vetëm kur dëgjuam krismat dhe të bërtiturat e pronares. Në fillim na u duken si shashka, por ishin 5 apo 6 krisma. Niko Goro humbi jetën në vend me gjuajtjen e parë. Nuk tha asnjë fjalë”, rrëfeu Zotaj.

E pyetur nëse Kliti qëlloi edhe drejt pronares së supermarketit, ajo shtoi: E motra donte t’i dilte.

Ngjarja paraprake

SafeJournalists: Gazetari Shkumbin Kajtazi përsëri në shënjestër

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe me apel deri tek qytetarët: Respektoni protokollet, në të kundërtën nuk përjashtohet ora policore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian