Ekstremizmi politik shuan tërësinë e tij!

Praktika në shoqëritë njerëzore ka treguar se liberalizmi i partive politike të qendrës, qoftë i djadhtë apo i majtë, për shoqëritë njerëzore ishte dhe mbetet i frytshëm për zhvillimin ekonomik, po, edhe në konsolidimin e sovranitetit kombëtar, meqë këta dy faktorë ndihmojnë njëri me tjetrin.

E kaluara historike ka treguar se sistemet politike në shoqëritë njerëzore që vepruan përmes ekstremizmit, si te partitë e djathta ashtu edhe te partitë e majta, ishin dhe mbeten me fatalitet dhe vdekjepruese për njerëzinë. Ekstremizmi i djathtë dhe ai i majtë ishin shkaqet kryesore të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore që lanë, pasoja, në njerëz të pafajshëm me miliona të vdekur si dhe me miliona ekonomi të shkatrruara.

Ekstremizmi i djathtë gjatë Luftës së Dytë Botrore ishte “Nazizmi” gjerman dhe “Fashizmi” italian, ndërsa ekstremizmi majtist ishe “Bolshevizmi” rus me shtetet e bllokut komunist.

Ekstremizmi i partive politile, pavarësisht a janë partitë me orjentim politik të majtë apo të djathtë, jo vetëm që han fëmijët e vetë por “eksremizmi” si i tillë han tërësinë e tij.

Marrja e pushtetit përmes dhunës ekstreme (revolucionit me dhunë) në të kaluarën ishte te partitë ekstreme si të djathta (Hitleri në Gjermani; Musolini në Itali etj.) ashtu edhe të majta (Lenini dhe Stalini në Republikat e BRSS-së etj.).

Revolucion d.m.th ndërrim i menjëhershëm i gjendjes së tanishme që, nëse ky ndërrim i gjendjes në shoqëri bëhet përmes vullndetit të shumicës së popullatës në një shtet, sjellë më shumë të mira për popullin se që ka populli tani në atë shtet, atëherë është i mirëseardhur, por nëse ndërrimi sjellë gjendje më të keqe për popull se që kishte gjerë më tani, atëherë ndërrimi i gjendjes në atë shtet është i keqardhur. Pavarësisht gjendjes ekzistuese, ndërrimi i gjendjes politike në shtetet demokratike bëhet përmes garës konkuruese me programe të partive politike pa dhunë. Pra, përmes votës së lirë, me shumicë votash, duke e përfillë vullnetin e qytetarëve. Ai ndërrim për të mirë në shoqëri mund të jetë i shpejtë (i menjëhershëm) dhe i ngadalshëm, varësisht prej zgjedhjes së klasës politike në të cilën e bëjnë votuesit, që kontraktojnë të kandiduarit me votuesit për kandidatpër udhëheqje në shtet.

Është e papërgjegjshme nga ana e politikanëve të Kosovës të akuzojnë në ekstrem njëri-tjetrin për orjentimet e partive politike të tyre, pavarësisht ato parti a janë të djathta apo të majta, nëse ato parti janë të qendrës, meqë janë të nevojshme dhe të shëndetshme dyat për popullin.

Parti të qendrës së djathtë dhe të majtë pothuajse kanë tërë shtetet e zhvilluara demokratike të perëndimit, po edhe në Amerikë dy partitë e mëdha frymojnë paksa në këtë drejtim.

Prandaj vlerësimi i tillë i partive politike, pa zgjedhur metoda, për të marrë shtetin për të bërë pushtet vetiak, qoftshin të majta apo të djathta janë veprimetë dëmshëme për popullin. Pra, për mirëqenjen e popullit janë të nevojshme dhe të shëndetshme që të dyat partitë politike të qendrës si ato të djathta ashtu edhe të majta. Është e parsyeshme për ata që bëjnë vlerësime të tilla, posaçërisht për ata që deri dje ishin shërpëtorë të vazhdimësisë së revolucionit të huaj (përmes dhunës së partisë ekstreme të majtë-komuniste) të LKJ-së.

Një numër politikajsh, prej atyre sot, e quanë vehtën të djathtë që dje ishte larguar nga e majtaekstreme e LKJ-së, madje ata theksojnë se: “Revolucioni i hanë fëmijët e vetë”, duke aluduar në partitë politike të majta, po, është e vërtetë kjo thënie të cilën ata e kanë zbatuar përmes politikës së LKJ-së vet në praktikë. Revolucioni përmes dhunës si te partitë e majta ashtu edhe te partitë e djathta i “hanë fëmijtë e vet”, madje ekstremizmi politik jo vetëm që i hanë fëmijtë e tij por ai shuan tërësinë e tij duke shkaktuar tragjedi në popull, prandaj si i tillë (ekstremizmi) është i panevojshëm për njerëzinë, madje, fare i panevojshëm për skenën politike në Kosovë.

Ngjarja paraprake

Adriana Matoshi publikon një moment romantik pranë të dashurit

Ngjarja e ardhëshme

Klopp: Nuk kam arsye për të buzëqeshur, po humbim lehtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian