Ekstradimi i 5 turqëve në Turqi në vitin 2018 pa procedurë gjyqësore është shkelje e rëndë e ligjeve të vendit dhe të drejtës ndërkombëtare

Ligjësisht konsiderohet kompetent për të vendosur për çështje gjykata e vendit ku është gjindur i dyshimti. 5 turqitë e depërtuar pa ndonjë vendim të gjykatës së Kosovës është në fakt veprim parimisht antiligjor.

Kuptohet se akuza e bërë ndaj tyre nga pushteti në Ankare kërkonte një shqyrtim të fakteve dhe mbi atë të vendosej lidhur me kërkesën e shteti për ekstradim të të dyshuareve në shtetin turk. Organet e Kosovës, këtu e kam fjalën për shtyllat kryesore të pushtetit, nën drejtimin e politikës, i kapën të dyshuarit dhe i dërguan në aeroport ku edhe i ekstraduan për në Turqi.

Shikuar në aspektin juridik është vepër penale e kidnapimit, ndërsa organet dhe udhëheqësit që kryen këtë, kanë shkelur detyrat e veta zyrtare, duke e keqëpërdorur pushtetin dhe më shumë, shkelën rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Kapja dhe depërtimi pa procedurë dhe nën masa policore është vepër e dënushme.

E njëjta është e dënueshme kudo, jo vetëm në Kosovë, por në Evropë, po si po. Po kështu është shkelur edhe e drejta e të kërkuarit azyl në vendin tonë. Cdo qytetarë që kalon kufirin e Kosovës dhe kapet këtu ka të drejtë në azil. Organet e shqyrtojnë kërkesën dhe vendosin.

Kjo nuk vlenë për veprat penale të terrorizmit a të krimeve dhe të gjenocidit të luftës. Kjo konstatohet në procedurë. Në rastin e turqëve pikërisht këto çështje është dashur të shqyrtohen nga gjykata kompetente dhe pasi që të ishin shterruar mjetet juridike dhe ligjore duhej të bëhej ekstradimi. Po te ekstradimi zakonisht nuk lejohet të bëhet në shtetet ku veprimet janë jo njerëzore.

Ekstradimi nuk bëhet ku kalon në burg dhe ku maltretohet e rrahet brutalisht. Me këtë dua të themë se shtyllat kryesore të pushtetit, si AKI, MPB ( si:Depertamenti për Shtetësi, Azyl, Migracion dhe Departamenti për Migracion në kuafer të Policisë) dhe vetë Qeveria kanë rënë në kundërshtim me ligjin. Këto shtylla janë përgjegjëse. Asnjë fakt nuk është shqyrtuar.

Nuk dihet faktet për terrorizëm! Nuk ka të dhëna për ndonjë krim! Nuk është shqyrtuar nga gjykata mënyra dhe faktet e paraqitura për ekstradim! Nuk është lejuar e drejta elementare e Azilit! Nuk është shqyrtuar fare gjendja e tyre pas ekstradimit sa i përket jetës dhe shëndeti! Tëra këto çështje janë të rregulluara me norma kuridike dhe ndërkombëtare, e, Kosova i ka pranuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të mirëmbani veshjet e ndjeshme pas pastrimit kimik

Story i radhës

Katër muaj burg për profesorin që e sulmoi nxënësin në një shkollë të Strugës

Të fundit nga