Ekspozita World Press Photo 2021 rikthehet në Tiranë

Ekspozita World Press Photo 2021, që prezanton gazetarinë vizive më të mirë të vitit të kaluar do të hapet në Sheshin “Skenderbej” në Tiranë, në datat 20 shtator – 10 tetor 2021.

Kjo ekspozitë e hapur organizohet në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Holandës. Ajo prezanton fituesit e Konkursit World Press Photo 2021 dhe sillet në Shqipëri për herën e katërt nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve Të Ulta në Tiranë me mbështetjen e  Bashkisë së Tiranës.

Konkursi World Press Photo 2021

Që prej vitit 1955, Konkursi vjetor World Press Photo ka vlerësuar fotografët profesionistë për fotografitë më të mira – të prezantuara më vete ose si histori në tetë kategori – duke kontribuar në gazetarinë vizive të vitit të kaluar.

Këtë vit, në konkurs morën pjesë 4,315 fotografë nga 130 vende që prezantuan 74,470 imazhe. Fituesit e Konkursit World Press Photo 2021 janë 45 fotografë nga 28 vende: Argjentina, Armenia, Australia, Bangladeshi, Bjellorusia, Brazili, Kanadaja, Danimarka, Franca, Greqia, India, Indonezia, Italia, Irani, Irlanda, Meksika, Mianmar, Peru, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rusia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Hollanda, Shtetet e Bashkuara.

Një juri e pavarur e përbërë nga 28 profesionistë të fotografisë, të kryesuar nga NayanTara Gurung Kakshapati, përzgjodhi fotografitë dhe historitë më të mira të vitit 2020. Në një vit jo të zakonshëm të shënuar nga pandemia COVID-19 dhe protestat e drejtësisë sociale në të gjithë globin, fituesit ndajnë një larmi interpretimesh dhe perspektivash për këto dhe çështje të tjera urgjente të tilla si kriza klimatike, të drejtat e transgjinorëve dhe konfliktet territoriale.

Juria e Konkursit të Fotografisë të vitit 2021 zgjodhi fotografinë e Mads Nissen, Përqafimi i Parë si foto e vitit për World Press, dhe Habibi nga Antonio Faccilongo si foto reportazhi i vitit për World Press.

Juria gjithashtu përzgjodhi fituesit në tetë kategori: Çështje Bashkëkohore, Lajme të Përgjithshme, Mjedis, Projekte afatgjata, Natyrë, Lajme vendore, Sport dhe Portrete.

Rrugëtimi i Ekspozitës së vitit 2021

Fotografitë dhe historitë fituese të çmimeve prezantohen në një ekspozitë që udhëton në mbarë botën për gjatë gjithë vitit.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni  www.worldpressphoto.org  ose kontaktoni Erjona Veshaj tek  [email protected]  dhe Sien van den Hoof tek [email protected]

World Press Photo Exhibition 2021 mund të vizitohet falas duke filluar nga:

20 shtator – 10 tetor 2021 tek  Sheshi Skënderbej në Tiranë

Konferenca për shtyp do të organizohet më 20 shtator në orarin 16:30 – 17:00

Vendi: Sheshi Skënderbej, Tiranë (Shqipëri)

Orari: E hënë-E shtunë: 10.00-19.00
E diel: 10.00 -14.00

Rreth Fondacionit World Press Photo

Fondacioni World Press Photo është një platformë globale që bën bashkë profesionistët dhe auditorët përmes gazetarisë vizuale dhe tregimtarisë, e themeluar në 1955 kur një grup fotografësh holandezë organizuan një konkurs (“World Press Photo”) për të ekspozuar punën e tyre para një auditori ndërkombëtar. Që atëherë, misioni ynë është zgjeruar. Konkurset tona janë kthyer në garat më prestigjioze në botë, duke shpërblyer më të mirët në gazetarinë vizive dhe tregimin dixhital. Përmes programit tonë të suksesshëm të ekspozitave në mbarë botën, ne i prezantojmë miliona njerëzve historitë që kanë rëndësi. Programet tona të Zhvillimit – përfshirë Programin Global të Talenteve 6×6, Baza e të Dhënave të Fotografisë Gazetareske  Afrikane, Masterklas Joop Swart, Nisma e Solutions Visual Journalism dhe Nisma e Gazetarisë Vizive të Afrikës Perëndimore – inkurajojnë histori që nxjerrin në pah perspektiva të ndryshme të botës.

Fondacioni World Press Photo është një organizatë krijuese, e pavarur, jofitimprurëse, me seli në Amsterdam, Holandë. Ne vlerësojmë mbështetjen e partnerit tonë global, Lotarisë Hollandeze të Kodit Postar, dhe partnerëve tanë Aegon dhe PwC. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Në kujdesin tuaj të lëkurës, përfshini sodë buke

Ngjarja e ardhëshme

Kumbar i koalicionit Aleanca-VMRO është Arben Taravari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian