Eksplozivi në makinën e prokurorit, ja çfarë dyshimesh ka policia: Ku u mor lënda plasëse…

Pak dite më parë shpërtheu në një parking, makina e prokurorit Arian Muça. Vetëm Pak ditë me vonë u arrestuan në Durrës dy persona të cilët po mundoheshin të trafikonin eksploziv të bërë gati për të shpërthyer.

Ndërkohë kontaktet e  vazhdueshme të shtetasit Bledian Greca me bashkëpunëtorin e tij, Agron Gurakuqi, i njohur edhe me nofkën “Meti” për sigurimin e një sasie lënde eksplozive për shitjen te persona të tjerë, ka çuar grupin hetimor në dyshimet se Greca dhe Gurakuqi, mund të kenë lidhje me lëndën plasëse të vendosur te makina e prokurorit Arian Muça disa ditë më parë.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit, i thanë Syri Televizion se Gresa përvec montimit të  minave me telekomandë kishte dhe rolin e gjetjes së njerëzve për shitjen e minave kundrejt pagesës.

Gjatë periudhës së hetimit, shtetasi Bledjan Gresa ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjentin e infiltuar dhe një person që është përdorur si burim nga Policia, duke e telefonuar shpesh e duke i thënë se përveç minave me  telekomandë do ti siguronte dhe një sasi prej 20 kg lëndë eksplozive tek një lidhje shoqërore  e shtetasit Agron Gurakuqi.

Policia referoi materialet për këta persona në Prokurori vetëm pak ditë pasi ndodhi shpërthimi në makinën e Prokurorit, konkretisht në datën 15 shtator, pas dy ditësh veprime hetimore, është bërë ndalimi dhe arrestimi i tyre.

Ja njoftimi per arrestimet në Durrës 

Durrës

Goditet një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar “Distanca”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”;

B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.

Gjatë  kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

Amelia, e zhveshur shtrihet në shkëmbinjë

Ngjarja e ardhëshme

Nxënësja Elsa Krasniqi, zuri vendin e dytë në garat republikane të ''Fizikatëve të Rinj''

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian