Eksperti i sigurisë: Kemi polici të frustruar, bëhen gabime trashanike

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje live në Open tha se vendi ynë ka një polici të frustruar.

Sipas tij, ka shumë probleme në radhët blu, ndërsa kriminelët kanë uri për vrasjen.

“Pse 3 persona janë për asgjësimin e rrënjëve të kanabisit? Kemi një polici të frustruar. Ku bëhen gabime trashanike, pala drejtuese nuk di të veprojë kur plasin këto gjemba në duar.

Kemi raste kur vijnë me deklarata kontradiktore. Këto kanë një të përbashkët, nuk është vetëm paaftësia në polici, por kemi dominim të tregut nga droga dhe droga, ka gjasa që mund të shkojë akoma edhe më rëndë. Ata kanë uri për vrasjen, nuk merren as vetë vesh me njëri tjetrin si më parë”, tha eksperti.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Stafi i OBSH-së “ka abuzuar seksualisht grate” në RD të Kongos

Ngjarja e ardhëshme

Klinika e Gjyqtarëve mbahet më 1 tetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian