Eksperti i gjykimit, Andujar: Kartoni i kuq i Atalantas i tepërt, i verdhi do të mjaftonte

Momenti më kontestues i ndeshjes Atalanta – Real Madrid (0-1), ishte ai i minutës së 17 të ndeshjes, ku Remo Freuler u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Freuler u përjashtua nga ndeshja pas një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Ferland Mendy kur ai ishte drejt futjes në zonë të Atalantas.

Gjyqtari Tobias Stieler dha një karton të kuq, por eksperti i gjykimit për mediumin MARCA, Juan Andujar Oliver, mendon se vendimi ishte i tepërt dhe kartoni i verdhë do të mungonte.

“Gjyqtari beson se ai (Freuler) e rrëzoi Mendy duke ia mohuar një mundësi të madhe për shënimin e golit”.

“Për mua, kjo është e tepërt”.

“Lojtari i Real Madrid madje nuk e kishte topin plotësisht nën kontroll dhe një karton i verdhë do të kishte qenë më i drejtë”, ka thënë Andujar për Radio MARCA-n. 

Ngjarja paraprake

53 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Biden heq kufizimet për kartën jeshile

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian