Ekspertët: Spiunët rusë më efektivë se ushtria në luftën në Ukrainë

Shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ruse kanë arritur sukses më të madh në Ukrainë sesa ushtria e saj, sipas një raporti të një instituti udhëheqës të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor të vitit 2021, thuhet në një raport nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (Rusi).

Raporti u përpilua duke përdorur burime duke përfshirë dokumente të kapura, zyrtarët e inteligjencës ukrainase, komunikimet e përgjuara dhe kërkimet në terren gjithashtu kontribuan, shkruan BBC.

Studiuesit thonë se FSB-ja ka qenë në gjendje të shkarkojë disqet e kompjuterëve të qeverisë për të identifikuar individë pro Kievit që agjentët e saj duan t’i arrestojnë dhe marrin në pyetje.

Njësitë e luftës elektronike janë vendosur për të shkëputur pjesët e okupuara të Ukrainës nga bota e jashtme për t’i ndihmuar ata të zbatojnë kontrollin, thuhet në raport.

Sipas grupit të ekspertëve, kreu i inteligjencës së jashtme ruse, SVR, i tha Presidentit Vladimir Putin se u duhej më shumë kohë për t’u përgatitur dhe kërkoi që pushtimi të shtyhej teksa kërkesa e tij u refuzua.

Raporti prej 39 faqesh, i titulluar “Mësime paraprake nga operacionet jokonvencionale të Rusisë gjatë Luftës Ruso-Ukrainase, shkurt 2022-shkurt 2023”, për qëillim ka një paralajmërim për qeveritë perëndimore në lidhje me shtrirjen e operacioneve të fshehta ruse për të përmbysur një vend të synuar.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Profesori Universitetit të Oxfordit e vizitoi Universitetin e Tetovës

Story i radhës

Si të menaxhoni punonjësit në kafenenë tuaj?

Të fundit nga