Ekspertët nuk presin sanksione të rënda të BE-së ndaj Turqisë

Pavarësisht tensioneve në rritje së fundmi midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, disa ekspertë argumentojnë se samiti i udhëheqësve të BE-së më 10-11 dhjetor nuk do të çojë tek ndonjë sanksion të konsiderueshëm kundër qeverisë turke dhe politikave të mundshme përjashtuese të bllokut që synojnë vendin të punonte kundër vetë Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa disa qarqe mendojnë se samiti i ardhshëm do të ishte një “pikë-thyerje” në marrëdhëniet dypalëshe, ekspertët politikë thonë se kjo perspektivë nuk pasqyron vetëm të vërtetën dhe BE-ja nuk do të rrezikonte të humbte Turqinë.

Sipas Enes Bayrakli, drejtori i studimeve evropiane i ‘Think tank’-ut turk Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) edhe pse BE-ja dhe Turqia kanë pasur disa mosmarrëveshje, ato duhet të punojnë për të forcuar lidhjet e tyre përmes bashkëpunimit.

“Mjedisi aktual politik ndërkombëtar e bën bashkëpunimin një domosdoshmëri për të dyja palët”, tha Bayrakli, duke theksuar se asnjëra nga palët nuk ka luksin t’i kthejë shpinën tjetrës.

Ai vazhdoi duke thënë se samiti i dhjetorit mund të rezultojë në disa vendime “simbolike” kundër Ankarasë, duke shtuar se nuk ka gjasa që pakti evropian të miratojë sanksione të rëndësishme. Eksperti turk tha se diskursi mbi të ashtuquajturën “pika e thyerjes” ishte më tepër një mjet i përdorur për të vendosur një presion psikologjik mbi Ankaranë.

Bayrakli më tej theksoi se Evropa ka kaluar një periudhë serioze transformimi në dy dekadat e fundit për shkak të një diskursi të veçantë të miratuar nga e djathta dhe e majta ekstreme, e cila ishte një nga arsyet e tensioneve me Turqinë.

“Pra, Evropa, për t’u bërë aktor global, ka nevojë për një vend si Turqia dhe gjithashtu duhet të përballet me dobësitë e veta”, tha ai duke shtuar se BE-ja, megjithatë, nuk ka aftësi të tilla për momentin. “Në të kundërtën, Evropa po shkon drejt ekstremit të djathtë dhe (strukturës) autoritare”.

Nursin Atesoglu Guney, një akademike në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Nisantasi me qendër në Stamboll, u dakordua se Turqia dhe BE-ja kanë kaluar një periudhë me gjemba, megjithatë BE-ja nuk do të heqë dorë nga Turqia.

“Nuk mendoj se BE-ja do të vendos të largohej nga Turqia”, tha ajo, duke shtuar se të dyja palët ishin disi të varura nga njëra-tjetra.

Organizata evropiane aktualisht ka shumë mosmarrëveshje të brendshme, përveç mosmarrëveshjeve me Turqinë, theksoi ajo.

“Disa anëtare, përfshirë Francën, Austrinë, Greqinë dhe Qipron greke, duan të shtyjnë në qoshe Turqinë dhe të vendosin sanksione”, vuri në dukje Guney, duke thënë se po ashtu ka vende të tjera anëtare që ndajnë marrëdhënie bilaterale dhe interesa të përbashkëta me Ankaranë.

Sipas Guney, BE-ja nuk do të ndërpresë lidhjet e saj me Turqinë për arsye të shumta, përfshirë ekonominë dhe shqetësimet e sigurisë, ndërsa shtoi se përjashtimi i Turqisë nuk do të ishte në favor të udhëheqësve evropianë.



.. .

Ngjarja paraprake

A e dini se ekziston një bimë, të cilën nëse e nuhat të forcon kujtesën? Hulumtuesit shkencorë deklarojnë se kjo erëz ka efekt edhe tek fëmijët

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ Në trajtim spitalor 1296 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian