Ekspertët francezë, pikëpyetje mbi imunitetin e tufës

Qarkullimi i mutacioneve të Covid-19, që përhapen më shpejt ngre pikëpyetje mbi nivelin e efektivitetit të “imunitetit të tufës” në frenimin e përhapjes së virusit.

Një debat i tillë po zhvillohet aktualisht në Francë, ku autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë vlerësojnë se mutacioni britanik ka marrë rol dominues në rastet e infektimeve me koronavirus dhe aktualisht është përgjegjës për më shumë se gjysmën e rasteve aktive.

Kreu i Drejtorisë për Shëndetin Publik në Francë, Zherom Salomon shprehet në një intervistë për shtypin vendas se imunizimi i popullsisë në nivelin 60% nuk është më i mjaftueshëm për të pasur situatën nën kontroll.

Sipas tij, mutacionet e koronavirusit po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe janë përgjegjëset kryesore për ezaurimin me ritme gjithnjë e më të shpejta të kapaciteteve spitalore. Salomon vlerëson se në këto kushte, niveli i imunitetit të tufës duhet të ngrihet në të paktën 80%.

Sipas teorisë së imunizimit të tufës, sa më shpejtë e më shumë persona të bëhen imunë ndaj një virusi, aq më tepër reduktohen mundësitë dhe ritmet për përhapjen e infeksionit.

Ekspertët mendojnë se imuniteti i tufës krijohet në mënyrë më të sigurtë me vaksina sesa me kalimin e infektimit në mënyrë natyrale.

Ngjarja paraprake

Nëse do të votohej sot, për kë do votoni? Rritet PD, opozita në avantazh të madh ndaj Ramës

Ngjarja e ardhëshme

Dorëzohet përgjigja në padinë e KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian