Ekrem Hajdari – lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët shqiptarë u mobilizuan deri në pikën e fundit në vitet më të vështira, në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Sportistët dhe sportistet treguan vendosmëri dhe guxim në vitet 90-ta, duke iu kundërvu okupatorit serb.
Ekrem Hajdari i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë hendbollist i dalluar i Prishtinës në vitet e 90-ta.  Hajdari është angazhuar me mish e me shpirt në fushën e lojës, në fusha shumë të vështira me beton e të improvizuara dhe edhe aty ishin të përndjekur dhe të kërcënuar nga regjimi serb. 

Hajdari asnjëherë nuk u tremb por me shokë ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt realizimit të qëllimeve. 

Ai me sukses ka luajtur në garat e Republikës së Kosovës dhe është krenar që me mijëra sportistë në vitet e 90-ta i thanë jo garave në klubet ish jugosllave dhe të Serbisë. 

Është krenar që ka luajtur në Kampionatin e pavarur të Republikës së Kosovës, që ka dhënë kontribut të madh për hendbollin dhe që i ka rezistuar regjimit serb.

Ngjarja paraprake

Rinia Demokratike në Drenas me fushat ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit

Ngjarja e ardhëshme

Shënohet viktima e dytë nga aksidenti në Trubarevë, ndërroj jetë fëmija 10-vjeçar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian