Ekranet OLED 90Hz po vinë tek laptopët

Samsung Display bëri të ditur ditën e sotme planet për të prodhuar panelet e para OLED 90Hz për laptopët. Kompania do të nisë prodhimin e modeleve 14-inç në Mars sipas shefit ekzekutiv Joo Sun Choi.

Aktualisht nuk dihen specifikat e rij si rezolucioni, raportet apo dizajnet e tij. Për entuziastët është plotësim i një ëndrre të vjetër. Shumë e konsiderojnë OLED si mbretin e teknologjisë së ekraneve duke lënë pas Mini-LED dhe MicroLED që prodhohen aktualisht.

Një frekuencë rifreskimi prej 60Hz është mjaftueshëm prë disa lojëra por industria po ecën me shpejtësi në frekuenca më të larta. Shumë lojtarët sot kanë monitorë 120Hz ose 144Hz. Edhe në frekuencë më të ulët prej 90Hz, një panel OLED duhet të ofrojë cilësi më superiore.

Nuk përjashtohet mundësia që ekrane të tilla të perfundojnë tek laptopët e biznesit dhe produktivitetit. Kemi parë smartfonë pafund që kanë adoptuar frekuencën 120Hz si modelet e vitit të kaluar Galaxy S20 dhe OnePlus 8T. Për laptopët pyetja është kur do ti shohim të implementuar? /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

10- vjetori i “21 janarit”/ Përkujtohen 4 viktimat në protestën para Kryeministrisë

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria: Rritet paga mesatare neto, krijojmë kushte

të fundit nga