Ekonomia, fokusi i fushatës së PD/ Basha prezanton planin e rimëkëmbjes të bizneset

Me zgjedhjet elektorale në prag kryetari i Partisë Demokratike nuk ka humbur kohë, por ka nisur fushatën para kohe me fokus ekonominë. Deri ditën kur të vijnë zgjedhjet Lulzim Bashën e ndan kohën në dy pjesë, para dhe pas 25 Prillit. Për 6 muajt e mbetur Basha ofron si zgjidhje paketën e rimëkëmbjes për bizneset e prekura nga pandemia.

“ Mbi 100 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës dhe për këta duhet të ketë pagesë minimale 160 mijë lek ne muaj të paktën për 6 muajt e ardhshëm. Kemi propozuar të rishihet skema e garancisë sovrane. Jo për ty por se t’i ke investuar nga xhepi jot për t’i mbajtur punëtorët t’i jepet 200 mijë lekësh i vjetër për 6 muaj për çdo punëtor që rimarin në punë dhe 1 mijë euro për biznesin e vogël”.
Biznesi i mobilerisë në Fushë Krujë ku ishte Basha bënte përjashtim pasi punëtorët nuk ishin larguar nga puna ndaj Kryedemokrati i foli për prioritet e pas 25 prillit.

“Une të jap fjalën që prioriteti numër 1 për mua dhe për PD është mbështetja e sipermarrjes. Po nuk mbështetem sipërmarrjen, nuk ka punësim, pa punësim s’ka konsum. Po nuk mbështetet këto tri hallka nuk ka rritje ekonomike”.

Në takimet me përfaqësues të biznesit Lulzim Basha solli në vemendje edhe premtimin për takes 9 përqind për sipermarrjet mbi 140 milion lekë të vjetra.

Ngjarja paraprake

Zv.kryeminsitri Grubi pret në takim zv.drejtorin e Doganave, Buçi: Diskutohen punët, projektet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet pioneri i softuerit të sigurisë John McAfee

të fundit nga